
Drejtor Ekzekutiv dhe anëtar Bordi, KGMAMG
z. Abul Kalam është drejtori ekzekutiv i Kosovo Grameen Mission Arcobaleno Microcredit Fund (KGMAMF) që nga Tetori i 2015. Ai u bashkua në KGMAMF në Dhjetor 2007 si CFO. Para se të bashkohej në KGMAMF ai kishte punuar në Bankën Grameen në Bangladesh të themeluar nga Profesor Muhammad Yunus në pozita të ndryshme menaxheriale nga 1986.
Ai gjithashtu ka punuar si konsultues në implementimin e projektit për mikrofinanca në Myanmar (Burma). Projekti ka qenë direkt i implementuar nga Grameen Trust dhe i financuar nga UNDP/UNOPS. Ai është Bachelor dhe Master në Shkenca Sociale në Universitetin Dhaka në Bangladesh. Me 25 vite përvojë brenda dhe jashtë shtetit, si praktikues i mikrofinancave dhe bizneseve sociale, ai ka një njohuri të mirë në luftimin e varfërisë, çështjet e jetesës dhe programeve për ndërmarrësit e rinj.