Donika Kelmendi e lindur më 03.06.1999 në komunën e Pejës në fshatin Qyshk. Familja e saj ka 4 anëtarë. Babai i Donikës si kryesori në familje filloi të punojë në agrikulturë me kultivimin e patateve dhe shalqirit, që ta mbajë familjen. Në 2014 ata filluan një biznes për ushqime tradicionale si fli, mantia, pite dhe ushqime të tjera, të cilat i kanë shtuar ndër vite. Donika ka marrë 2000 Euro nga organizata për blerjen e materialeve për biznesin e saj si aparate për pjekjen e flisë dhe pites. Ata kanë 5 punëtorë nga jashtë dhe 4 nga familja. Biznesi i tyre po ecën mirë dhe ata merren me shpërndarjen e ushqimit në Kosovë, veçanërisht në Pejë.



