Për t’i arritur objektivat së bashku me klientët tanë dhe që t’iu qëndrojmë së afërmi klientëve tanë për
gjatë rrugëtimit të përbashkët, institucioni ynë e mirëpret çdo ankesë apo sygjerim të Juajin.
Nëse keni ndonjë ide ose mendim se si mund t’i përmisojmë shërbimet tona në mënyr që ato të jenë më
të përshtatshme për Ju, atëher na sygjeroni për një gjë të tillë pa hezitim.
Nëse keni ndonjë ankesë rreth produkteve tona apo rreth shërbimeve tona Ju inkurajojmë që menjiherë
të na e bëni me dije. Ankesën mund t’a bëni si për sjellje të pahijshme të punonjësve tanë, poashtu edhe
për çfarëdo qoftë përvoje tjetër negative dhe pakënaqësi që mund ta keni me produktet apo shërbimet
tona. Ju mund të na shkruani përmes postës elektronike, të na kontaktoni në telefon apo të na dërgoni
shkresë në adresën tonë postare në gjuhën shqipe apo në gjuhën amëtare nëse gjuhën shqipe nuk e keni
gjuhë amëtare. Ju gjithashtu mund t’a merrni formën e ankesave/sygjerimeve në njërën nga degët tona,t’a plotësoni atë dhe të na e dërgoni. Ankesa apo sygjerimi Juaj duhet të përmbaj:
Ankesa apo sygjerimi Juaj duhet të përmbaj:
- Emrin dhe Mbiemrin
- Numrin e kredisë
- Numrin e telefonit
- Adresën elektronike ose adresën e banimit
- Nëse është e mundshme edhe dokumentet apo faktet tjera që e mbështesin ankesën tuaj.
Ankesat apo sygjerimet mund t’i bëni në njërin nga kanalet e komunikimit të cekura më poshtë:
- Adresa postale: Rr. Azem Jashanica nr. 86, Arbëri, 10000 Prishtinë, Kosovë
– Phone number 049945230
– Email: kastriot.kgmamf@gmail.com
- Duke u paraqitur në njërën nga degët tona apo në Zyrën Qendrore

- Duke u paraqitur në njërën nga degët tona apo në Zyrën Qendrore.
Pasi t’a pranojmë ankesën ne menjëher e identifikojmë atë me një numër identifikues të cilin pastaj e
përdorni si numër reference gjatë shkëmbimit të informatave me Ju rreth procesit të ankesës.
Përgjigjja në ankesën të pranuar do të kthehet mbrenda 15 ditëve kalendarike nga Departamenti ynë i Ankesave.
Nëse ankesa pranohet në ndonjërën ditë që nuk është ditë pune atëher dita e ardhshme e punës do të konsiderohet si dita fillestare e analizimit të ankesës.
Përgjigja do të ipet në të njëtin kanal të komunikimt në të cilin është bërë ankesa, pos nëse zgjedhet një
kanal tjetër i komunikimt nga Ju.
Nëse nuk jeni të kënaqur me përgjigjen tone dhe e konsideroni që ankesa nuk është adresuar si duhet,
atëher Ju mund të merrni hapa të tjerë, duke e adresuar tutje ankesën në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).